Aksident i frikshëm në Shkodër, makina përmbyset në rrugë
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “Dobraç” në dalje të qytetit të Shkodrës.
Raportohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anësore të rrugës. Për pasojë makina është kthyer përmbys ndërsa shoferi ka marrë plagë dhe është dërguar për mjekim në spital.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore të plagosurit, cili ka shpëtuar mrekullisht nga përplasja. I lënduari ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

KOHA JONË SONDAZH

