Aksident i katërfishtë në Selitë, një e lënduar

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e së premtes në Unazën e Madhe në kryeqytet. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës dhe janë të përfshirë mjetet me drejtues M. J., L. K., E. H., dhe K. V.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka marrë një pasagjere e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga M. J.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?