FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident i rëndë, mjeti i drejtuar nga min*renët fluturon jashtë rruge. Rëndë 14-vjeçari

Mbrëmjen e sotme, tre të mitur të moshave 13-15 vjeç kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në afërsi të fshatit Bajkaj në Delvinë.

Sipas të dhënave paraprake, makina tip Benz që drejtohej nga një prej të miturve doli nga rruga dhe për pasojë, ai së bashku me dy shokët mbetën të plagosur. Menjëherë të miturit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej shtetasve të mitur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?