FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë, duke lënë të plagosur pesë persona.

Sipas informacioneve paraprake, dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Të dy automjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë bërë transportimin e të lënduarve dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë një parakalim i gabuar i kryer nga njëri prej drejtuesve të automjeteve, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e plota të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?