Aksident i rëndë në aksin Fier–Patos, mbeten të plagosur tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 13:30 në aksin rrugor Fier–Patos.

Sipas Policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. A. është përplasur me një motomjet që kishte në drejtim shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Patos.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motomjetit, drejtuesi i makinës A. A., si edhe pasagjerja në automjet, shtetasja E. A.. Të tre ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?