FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Prrenjas, humbin jetën burrë e grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd – Prrenjas. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua, si pasojë kanë humbur jetën dy persona, burrë e grua.

Dyshohet se automjeti ka rënë gjatë natës së mbrëmshme dhe është gjetur sot nga drejtues të mjeteve që kalojnë në këtë rrugë.

Informacion paraprak

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?