Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, plagosen rëndë babë e bir
Aktualitet E Diel, 24 Gusht 2025 21:21
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin Lushnjë–Berat, në fshatin Çinar.
Mësohet se një automjet ka përplasur babë e bir, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e përplasjes.
KOHA JONË SONDAZH

