Aksident i rëndë në aksin Milot – Laç, vdes burri, plagoset rëndë gruaja

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç: një burrë ka vdekur, kurse një grua është plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Malbardhë, aty ku dhe disa ditë më parë ndodhi një aksident.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mbikqyr transportin e viktimës si dhe dërgimin e gruas së plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Identiteti i viktimave ende nuk dihet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia është duke hetuar shkaqet e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?