Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën 39-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë–Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin S. C., 39-vjeç, dhe pasagjer shtetasin V. C., 29-vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, 39-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri 29-vjeçar ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39-vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29- vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?