Aksident i rëndë në Berat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur në mesnatë në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Dogana”. Një automjet, tip ‘Hyundai’, që po qarkullonte në drejtim të qytetit të Beratit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Makina është rrokullisur dhe më pas ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur 3 shtetasit që ndodheshin brenda në mjet. Të plagosurit mësohet se janë dy vëllezër dhe një grua, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime nga spitali i Beratit, kanë konfirmuar se të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të nxjerrë edhe shkaqet e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?