Aksident i rëndë në Cërrik, një makinë përplas një fëmijë 10 vjeç
Aktualitet E Diel, 4 Shtator 2022 20:14
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Cërrik, ku një 10-vjeçar është përplasur nga një automjet.
10-vjeçari mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar me urgjencë për në Repartin e Kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

