Aksident i rëndë në Durrës, “Fordi” përmbyset në mes të rrugës
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Spitallës, në lagjen 15 të Durrësit.
Sipas informacioneve nga qytetarët, në aksident është përfshirë një automjet tip “Ford” i bardhë, ku drejtues ishte djali, ndërsa pasagjer babai i moshuar.
Mjeti “Ford” ka përplasur makinat e parakuara anës rrugës dhe është pëmbysur në rrugë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dy personat që ndodheshin në mjet janë transportuar menjëherë në spital, ku fatmirësisht i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.
KOHA JONË SONDAZH

