Aksident i rëndë në Elbasan. Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Aksident i rëndë në Elbasan, ku për pasojë 1 person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Policia është njoftuar se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dhe bilancin e rëndë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe autoambulanca.

SHKARKO APP