Aksident i rëndë në Fier! Humb jetën pasagjeri, drejtuesi i mjetit dërgohet te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në byppass-in e Fierit.

Një automjet tip “ BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime në trup . Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë disa metra larg vendit të aksidentit është gjetur dhe një viktimë që dyshohet të ketë qenë pasagjer në automjetin në fjale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?