Aksident i rëndë në Fier, katër të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petove. Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Range Rover” dhe një “Mercedes” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Mësohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një radhë të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?