Aksident i rëndë në Fier-Levan, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Tre automjete janë përplasur në një aksident zinxhir mesditën e sotme në aksin e vjetër Fier-Levan, në vendin e njohur si Çezma e Levanit.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për menaxhimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, ku fluksi i automjeteve është i lartë për shkak të fundjavës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?