Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot, 3 të plagosur (Emrat)
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin Fushë Krujë-Milot, ndërsa janë plagosur tre persona. Mësohet se të plagosurit janë nga Fieri dhe janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Fiat” me targa italiane i cili është përplasur “kokë më kokë” me një mjet tip ‘Golf’.
Të plagosurit janë Arbër Gjini 33-vjeç, Trifon Gjini 63-veç dhe Lena Gjini 55-vjeçe, të tre nga e njëjta familje. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, por forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.
KOHA JONË SONDAZH

