Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit, një 57-vjeçar humb jetën pas përplasjes së mjeteve
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar humbjen e jetës së një pasagjeri.
Rreth orës 22:00, në zonën e Gjirit të Lalëzit, dy makina janë përplasur me forcë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një 57-vjeçar, i cili ndodhej si pasagjer në njërin prej mjeteve të përfshira në ngjarje.
Përveç viktimës, nga përplasja kanë mbetur të lënduar edhe drejtuesit e të dy automjeteve, si dhe një tjetër pasagjer, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Pas veprimeve paraprake hetimore dhe procedurale, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesit e të dy automjeteve. Sipas autoriteteve, të dy rezultuan se po drejtonin mjetet në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

