Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën i riu shqiptar

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor orët e para të mëngjesit në zonën e Alikianos.

I riu, në rrethana të panjohura, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtyllë betoni.

Sipas informacioneve, 33-vjeçari  dyshohet se ishte në një festival që ishte organizuar në zonë dhe aksidenti ka ndodhur gjatë kthimit. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP