Aksident i rëndë në Itali, shqiptari përplas me furgon të moshuarin, vdes 79-vjeçari

Placeholder Image

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një shtetas shqiptar ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur në molin e Ponente, në portin e Fanos.

Shoferi po drejtonte furgonin e një kompanie ushqimore dhe po e kthente mbrapa, kur goditi nga pas të moshuarin që po ecte në skelë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke dëgjuar zhurmën, burri që drejtonte instinktivisht frenoi mjetin dhe më pas e bëri atë të lëvizte përpara, duke i dhënë një goditje të mëtejshme burrit që kishte përfunduar në tokë nën rrota. Goditja e fundit ishte fatale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur shoferi doli për të ndihmuar të moshuarin, nuk mund të bëhej asgjë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë.

Policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?