Aksident i rëndë në Mat, rrëzohet autobusi
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 20:01
Lajmi i fundit i ardhur nga policia, është raportimi se një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Matit.
Burimet bëjnë me dije se autobusi i linjës Burrel-Tiranë është aksidentuar dhe si pasojë shumë persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të paktën shtatë persona të plagosur kanë mbërritur në spitalin e Burrelit.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur ambulanca, zjarrfikëset dhe policia.
KOHA JONË SONDAZH

