Aksident i rëndë në mesnatë, vdesin tre të rinj. Dy të tjerë në gjëndje të rëndë

Aksidentit tragjik në Manzë të Durrësit, u mori jetën 3 të rinjve ndërsa 2 të tjerë janë në gjëndje të rëndë në spital. Aksidenti  ndodhi rreth orës 02:22 (19 gusht) në një rrugë dytësore të Manzës. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një bordurë betoni. Në makinë ishin dhe 4 pasagjerë

Nga përplasja humbën jetën drejtuesi i mjetit, Kleo Vrioni 25 vjeç, dhe pasagjerët 26-vjeçarja Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Dy pasagjerë të tjerë, Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç, mbetën të plagosur dhe u transportuan drejt Tiranës. Gjendja e 16-vjeçarit raportohet e rëndë.

Viktimat e aksidentit tragjik

Swiss Digital Desktop Reklama

Kleo Vrioni – 25 vjeç

Swiss Digital Mobile Reklama

Sara Brugentelli – 26 vjeç

Alvi Muhaxhiri – 15 vjeç

Të plagosur rëndë

Rejsi Vrijoni – 25 vjeç

Klevis Dervishi – 16 vjeç

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?