Aksident i rëndë në Morinë, mes të plagosurve një grua shtatzënë dhe një fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinës. Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Mes të lënduarve janë edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë. Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet.
Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet emergjente, të cilët kanë ndërhyrë për t’u ofruar ndihmë të lënduarve dhe për të normalizuar situatën. Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren-Morinë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim.
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?
Results
Vota totale: 3995

