Aksident i rëndë në Sarandë me një viktimë, policia arreston 35-vjeçarin që drejtonte mjetin
35- vjeçari E. Bllaca i cili shkaktoi ditën e djeshme aksidentin me vdekje afër Piqerasit në Sarandë është arrestuar nga Policia.
Ai humbi kontrollin e mjetit ”Citroen” me targa të Durrësit, teksa nga përplasja me murin humbi jetën pasagjeri A. Asllani.
Bllaca me pasagjeren A. Kalemi u plagosën dhe u dërguan në spital, teksa sot është arrestuar.
Ndërkohë është arrestuar një 57- vjeçar pasi në rrugën Karahaxh- Finiq u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Sarandë
Policia ka arrestuar ne flagrancë shtetasin E.B., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 08.09.2020, në aksin rrugor Borsh-Sarandë,në vëndin e quajtur Piqerras, duke drejtuar automjetin e markës Citroen, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin rrethues të një banese, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A.A., 36 vjeç, banues ne Durrës.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.N., 57 vjeç, banues në Finiq, pasi është kapur në flagrancë në aksin rrugor Karahaxh-Finiq,duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.