Aksident i rëndë në Vaqarr, plagosen 6 fëmijë të mitur. Policia jep detajet e para
Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Vaqarr ku u përplasën kokë më kokë dy automjete. Sipas policisë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 fëmijë të mitur të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në njërin prej automjeteve. E plagosur ka mbetur edhe drejtuesja e mjetit në të cilin ndodheshin të miturit. Sipas policisisë të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

