Aksident i rëndë në Vlorë! Makina përplas për vdekje të moshuarin

Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Mësohet se rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në rrugën dytësore të Lungomares një automjet tip “BMW” ka përplasur një të moshuar me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë. Viktima po ecte në këmbë, teksa mbi biçikletë kishte vendosur qeset e pazareve.

I ndjeri, që u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve është 75-vjeçari Qemal Lamani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?