Aksident i rëndë, shtetasi i huaj humb jetën. Disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan, në zonën e Xibrakës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta. Një shtetas i huaj ka humbur jetën.

Në aksident janë përfshirë të paktën katër automjete. Si pasojë e përplasjes së fortë, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?