Aksident i trefishtë në aksin Rrogozhinë-Lushnjë

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së dielës në autostradën Rrogozhinë–Lushnjë, pranë fshatit Konjat, ku janë përfshirë tre automjete në një përplasje të fortë. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar parakalimi, e cila ka çuar në përplasjen zinxhir të mjeteve në lëvizje.

Si rezultat i aksidentit, dy prej automjeteve kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një mjet tip “Skoda” ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me barrierën metalike anësore të rrugës, duke mbetur i bllokuar në të. Drejtuesi i këtij mjeti ka mbetur i ngujuar brenda automjetit pas goditjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve të Lushnjës. Pas ndërhyrjes, forcat zjarrfikëse kanë arritur të nxjerrin drejtuesin nga mjeti i dëmtuar. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht se ka pësuar disa fraktura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në ndihmë të situatës kanë ndërhyrë edhe disa kalimtarë të rastit, të cilët kanë ndihmuar në zhvendosjen e automjetit nga barriera për të lehtësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës. Falë reagimit të shpejtë, drejtuesi 30-vjeçar është shpëtuar në kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Hetimet paraprake tregojnë se shkaku kryesor dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve të përfshira në përplasje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?