Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës
Aktualitet E Hënë, 3 Maj 2021 07:28
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës.
Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka tentuar të kalojë autostradën, duke shmangur mbikalimin, ku edhe është përplasur nga një automjet.
Policia ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në autostradë, duke e devijuar në rrugën dytësore.
KOHA JONË SONDAZH

