Aksident me vdekje në Durrës, reagon Policia: Burri humbi kontrollin e motomjetit dhe u rrëzua
Policia e Durrësit ka dalë me një informacion zyrtar në lidhje me një aksident me vdekje që ka ndodhur në aksin Plepa-Golem. Sipas efektivëve të qytetit bregdetar, L.Z, 64 vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën. ”Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. Z., 64 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë 64-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.