
Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), pranë Kryeministrisë, është hapur një nga ekspozitat më të veçanta të artit ndërkombëtar në vend, kushtuar mjeshtrit të surrealizmit Salvador Dalí.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë ngjarje si një arritje të rëndësishme për COD-in, duke theksuar se prezenca e një koleksioni origjinal nga një artist që ka shënjuar historinë e artit botëror është për t’u kremtuar.
Sipas tij, kjo ekspozitë nuk është rezultat i rastësisë, por i punës dhe përkushtimit. ”Kjo ekspozitë është një majë e re e Qendrës për Hapje dhe Dialog dhe prezenca e një koleksioni të jashtëzakonshme e origjinaleve të një artisti që ka shënjuar historinë e artit botëror është diçka vërtet për tu kremtuar por nuk është diçka që ka ndodhur rastësisht por është bërë e mundur nga përpjekja e disa njerëzve. Koleksioni është i jashtëzakonshëm dhe kjo ekspozitë do të hyj në historinë e kësaj godine”,-tha Rama.


