Aksident me vdekje në në autostradën “Durrës-Tiranë”, makina përplas 63-vjeçaren

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2024, rreth orës 05:05, në autostradën “Durrës-Tiranë”, shtetasi E. R., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen F. M., 63 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Me shtetasin E. R. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP