Aksident me vdekje, shoqërohet drejtuesi i mjetit
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Palasës në Vlorë. Një person ka ndërruar jetë, pasi u godit nga një fadrom brenda një kantieri ndërtimi.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth dy orë më parë dhe viktima e incidentit është një 45-vjeçar, shtetasi Kreshnik Haska. Po ashtu raportohet se drejtuesi i fadromës e ka goditur duke bërë indietro, pasi nuk e ka parë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin 26-vjeçar të fadromës, shtetasin Elidon Pashaj, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Informacion paraprak-Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

