FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident në aksin Burrel-Klos, plagosen 4 persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë dy makina, ndërsa janë plagosur 4 persona të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndodhur një aksident rrugor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e rrethit Mat ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se janë përfshirë në aksident automjetet me targa AA 460 CU dhe AA 208 AI, dhe si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasi H. K., dhe shtetasja B.H, si dhe 3 pasagjer, të cilët ndodhen në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?