Aksident në aksin Durrës-Kavajë, ka edhe të lënduar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Durrës-Kavajë. Dy automjete u përplasën teksa lëviznin në drejtim të Kavajës.

Dyshohet se njëri nga automjetet është futur në korsinë e djathtë me shpejtësi ku dhe ka goditur automjetin tjetër duke e përplasur mbi barrierat metalike anësore.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes në njërin nga automjetet ndodhej një familje me dy fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht kanë pësuar vetëm lëndime të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?