Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin ku kanë mbetur të plagosur katër persona.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Pajovë. Tre nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe sipas informacioneve të para fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.