Aksident në aksin Fushë Arrëz – Pukë, dy të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në aksin “Fushë Arrëz – Pukë”, ku një automjet ka dalë nga rruga pas dyshimeve për humbje kontrolli nga drejtuesi i mjetit.

Sipas burimeve paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi A. B. ka devijuar nga rruga, duke shkaktuar dëmtime te dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasit A. Z. dhe R. L.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?