Aksident në aksin Korçë-Pogradec, dëmtohet drejtuesi dhe djali i mitur
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2022, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete tip “Volkswagen” me drejtues respektivë shtetasit G. B. dhe shtetasin L. M.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Me drejtuesin tjetër po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

