Aksident në aksin Lezhë-Laç, plagosen dy persona

Dy persona mbetën të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Laç. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së shkuar, ku dy mjete njëra tip Fiat me targa LE 9151 A dhe tjetra tip opel me targa aa 529 Kh u përplasen me njëra-tjetrën teksa po lëviznin me shpëjtësi në superstradë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetëve. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku kanë marrë dhe ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja e dy mjetëve ka qenë mjaft e fortë, duke sjellë dëmtime të shumta të tyre. Ende nuk janë të qarta rrethanat e këtij aksidenti, ndërkohë që ekspetë të policisë rrugore të Lezhës kanë nisur menjëherë hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e përplasjes së dy mjetëve u krijua një trafik i rënduar në supestrade, ndërkohë që është dashur ndërhyrjë e policisë rrugore për të normalizuar qarkullimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?