Aksident në aksin Lushnjë-Berat, “Ford-i” përplaset me shtyllën, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar këtë të hënë, në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në dalje të fshatit Çiflik.

Një automjet tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike të tensionit të lartë dhe ka përfunduar në kanalin vaditës përgjatë rrugës automobilistike, vend ku edhe më parë kanë ndodhur aksidente.

Dy persona që udhëtonin në mjet janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të dokumentuar ngjarjen. Po ashtu në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e OSSHE, që kanë kryer ndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të shtyllës së dëmtuar dhe këputjes së kabllove të energjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky aks rrugor bëhet vazhdimisht burim aksidentesh pasi kalon nëpër zona të banuara dhe është vetëm me dy korsi, ku përveç automjeteve të të gjitha tonazheve kalojnë mjete bujqësore e biçikleta si dhe kafshët.

Sipas të dhënave të para në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka thënë se ka shmangur një përplasje me një automjet tjetër që kishte kryer manovër të gabuar në parakalim dhe përfundoi duke i rënë shtyllës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?