Aksident në aksin rrugor Kukës-Bicaj, makina del jashtë rruge e përmbyset

Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Kukës-Bicaj në afërsi të lagjes Gostil. Bëhet fjalë për një automjet tip Mercedez-Benz, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit. Sipas burimeve nga spitali drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut. Policia ndodhet në vendngjarje duke zbardhur detajet nga ngjarja. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shtetasi L.C.

SHKARKO APP