Aksident në aksin rrugor Milot-Lezhë, plagosen dy persona nga përplasja e tre mjeteve
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku u përfshinë tre automjete. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot–Lezhë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N.
Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J, janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

