Aksident në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, 8 persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa lëviznin në drejtime të kundërta.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tetë persona, të cilët ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident. Të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Gjirokastër, ku sipas burimeve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?