Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, vdes këmbësori
Aktualitet E Martë, 20 Prill 2021 08:28
Një këmbësor humbi jetën pasi u përplas nga një mjet në autostradën Durrës – Tiranë.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Xhafzotaj.
Policia thotë se këmbësori, ende i paidentifikuar, u godit per vdekje nga makina tip “Benz”, që drejtohej nga Orges Sina, në kohën që po kapërcente trafikndarësen e rruges .
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariatin e Durrësit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

