Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, mbetet i plagosur një nga shoferët
Dy makina janë përfshirë në një aksident këtë të enjte në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 pranë Vorës. Policia ka njoftuar se si pasojë e përplasjes një nga mjetet ka dalë nga rruga.
Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të mjeteve, një 40-vjeçar me iniciale A.H. Policia thotë se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Përplasja ka shkaktuar trafik disa minuta në autostradën drejt Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

