Aksident në Berat, humb jetën 54-vjeçarja
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Pashalli të Beratit. Një mikrobus, i drejtuar nga shtetasi me iniciale Y.V. është rrëzuar pranë Gurores dhe si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasja F.H., 54 vjeç.
Mësohet se si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme 54-vjeçarja F.H., ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj Z.H., 60 vjeç, banues në Urën Vajgurore.
Sipas informacioneve paraprake, në mikrobusin me targa AA705Fl udhëtonin 15 pasagjerë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për shkaqet e këtij aksidenti.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

