Aksident në Durrës, humb jetën 27-vjeçarja

Policia njoftoi mbrëmjen e së enjtes se në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit – Maminaz, në fshatin Rubjekë, mjeti tip Citroen, me targa AA 887 EE,  është përplasur me murin e një avllie.

Për pasojë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetësia M.F. 27 vjeçe, banuese në Babrru. Nga hetimet paraprake dyshohet se e reja ka qenë drejtuesja e mjetit.Sipas të njëjtave burime mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi A.I. 30 vjeç, banues në Tiranë.Në vendngjarje shkoi grupi hetimor që po punon për zbulimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP