Aksident në Durrës, përplaset teksa kalonte në vijat e bardha pranë një shkolle
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Durrës, ku një e moshuar ka mbetur e plagosur pasi u përplas nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara po kalonte në vijat e bardha pranë shkollës 9-vjeçare Shkolla “Qemal Mici” në momentin e aksidentit.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe transportuan të dëmtuarën në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave, si dhe ka ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit në zonë.
KOHA JONË SONDAZH

