Aksident në Durrës, rëndë një 23-vjeçare nga Tirana

Një vajzë 23-vjeçare nga Tirana ndodhet në gjendje të rëndë në spital si pasojë e një aksidenti në segmentin Plepa-Shkozet.

Mjeti Volkswagen i aksidentuar drejtohej nga 22-vjeçari E.D, banues po në Tiranë, i cili për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shpejtësi me trafikndarëset.

Si pasojë e aksidentit u dëmtua shtetasja R.M, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?