Aksident në Elbasan, humb kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me mbrojtësen metalike të rrugës, plagoset 45-vjeçari

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Papër, ku raportohet për një person të plagosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se motori ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?